Ky i fundit pohoi se fill pas vdekjes së ish-diktatorit u mbajt një mbledhje me ekipin mjekësor në lidhje me faktin se si do të shkruhej komunikata mjekësore e Enver Hoxhës dhe më pas është shpërndarë lajmi.
Gazetarja Nisida Tufa: Sa u mbajt e fshehtë vdekja e Enver Hoxhës?
Mjeku: Sa edhe një sekondë. Pjesa e fundit është që kur ne nuk kishim më se çfarë të bënim, e rregulluam. Pas vdekjes bëmë mbledhjen. Vdekja ishte në 2 e çerek. Mbledhja u bë pak më vonë. Biseduam se si do ta paraqisnim atë ndodhi dhe t’ja komunikonim përmes një komunikate mjekësore. Unë shkrova komunikatën. Ka qenë ora 4-4:30 dhe i kam dhënë komunikatën Sekretarit qendror. Në orën 6 e kemi dhënë komunikimin në mjetet informative. Dy ditët që ai bëri ndalim zemre, ne jemi marrë me të dhe nuk e dinim se çfarë është bërë me të.