Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar për Krishtlindje të gjithë besimtarët e krishterë.
Me një shënim në Facebook, Basha thotë se viti që po lëmë pas nuk ka qenë aspak i lehtë, por shton shqiptarët që të shohin me shpresë përpara.
“Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!”, e mbyll urimin e tij Basha.
Postimi:
Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Krishtlindje të Gëzuara!
Kjo Krishtindje nuk është e zakonshme. Gjatë këtij viti kemi kaluar vështirësi të mëdha, kemi përjetuar dhimbje dhe ndarje fizike dhe kemi ndjerë mall për më të dashurit tanë. Por në të njëjtën kohë, kemi patur mundësi të shohim më qartë ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndryshuar realitetin tonë.
Le të shohim me shpresë përpara, sepse siç thuhet edhe në librat e shenjtë, pas errësirës vjen drita. Si një familje e madhe të ndërtojmë me dhembshuri dhe kujdes për njëri-tjetrin të sotmen dhe të nesërmen tonë.
Gëzimi i kësaj nate i mbushtë zemrat tuaja e Zoti na udhëheqtë drejt së nesërmes më të mirë e më të begatë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar dhe Krishtlindje të bekuara!
/a.r