Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh mbështetjeje për SPAK në 1-vjetorin e ngritjes së kësaj strukture të re të drejtësisë.
Znj.Kim thotë se SHBA e mbështet SPAK për të arritur rezultate në 2021. Po ashtu ajo thotë se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.
STATUSI NGA AMBASADORJA YURI KIM
Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021./a.p