Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaron përmes një statusi në facebook, se qeveria që nuk ndihmon nevojtarët por i fal 37 mln $ Safet Gjicit.
Tabaku shkruan se taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.
“Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!” vijon Tabaku.
Postimi i plotë:
Taksat e shqiptarëve Edi Rama ia fal Safet Gjicit për interesa elektorale të PS ndërsa shqiptarët rrinë në qiell të hapur.
Më kot presin shqiptarët paketë ndihme nga Rama në kohë pandemie, paketë shpëtimi dhe rindërtimi. Rama taksat e tyre i çon në xhepin e Safetit për të blerë nevojtarët dhe për tu pasuruar.
Në 25 prill do ti tregojmë vendin hajdutëve të fatkeqësisë. Atyre që për 7 vjet vodhën buxhetin edhe në kohë fatkeqësie. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin! T’i japim fund kohës së Gjicëve dhe abuzimit me taksa në kurriz të shqiptarëve! Rama është arsye e thellimit të krizës përmes keqmanaxhimit dhe vjedhjes në kohë pandemie, një hajdut edhe në kohën e një flame të tillë!/a.p