Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot për herë të parë presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmanit, e cila nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh kundër mini-Shengenit Ballkanik dhe traut në rrugën e Kombit. Rama tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme, duke i konsideruar deklaratat për tarifën në Rrugën e Kombit, si propagandistike, groteske dhe absurde.
“Unë mund të them që sigurisht objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët sikundër edhe kujtove, por zero problem me fqinjët s’do të thotë fshehje e probleme, do të thotë zerim. Në këtë rast, nuk është se kemi probleme. S’kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë politikë e jashtme. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është një problem që unë ë shoh me shumë shqetësim. E kam adresuar në të gjitha bisedat e mia me të gjithë udhëheqësit në Kosovë, pa dashur të rëndoj askënd dhe për asgjë. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e shembin natën”, tha Rama.
“Për mua është e pakonceptueshme që një qeveri legjitme, dhe kryeministri të firmosnin vullnetin e shtetit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhe dhe një presidente në detyrë të shfaqet në Shqipëri dhe të bëjë politikë të brendshme. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi, kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë, me një demagogji absurde. Sikur trau me pagesë që do vihet nesër në rrugën Milot-Fier nuk është kufi. Dhe jo vetëm groteske, por edhe jo dashamirëse. Nëse për znj. Vjosa atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë atdhetarët për atë rrugë që është rrugë e atdheut. Flasin për një sëmundje që po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë alternim të funksioneve. Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur në Tiranë dhe duke rrotulluar thikën e nacional-folkorizmit vulgar”, vijoi kreu i qeverisë.
g.kosovari
Kjo është një lopë fodulle!