Gjykata Kushtetuese është zyrtarisht funksionale pasi Përparim Kalo është betuar sot në Presidencë dhe merr detyrën si anëtari i gjashtë duke plotësuar kuorumin e nevojshëm.
Ditën e djeshme mes Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos, Ilir Meta zgjodhi këtë të fundit si më i vlerësuar nga KED.
Tashmë Gjykata Kushtetuese e cila prej thuajse 3 vitesh mungonte në Shqipëri, është funksionale me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh dhe mund të fillojë punën tashmë pas betimit të Kalos.
Pritet gjithashtu që ditët në vijim të ketë dhe një emërim tjetër, të anëtarit të shtatë./a.p