Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, iu është drejtuar shqiptarëve përmes një video-mesazhi.
Referuar rindërtimit në Laç, Erdogan shprehet se Shqipëria është partner i afërt i Turqisë në Ballkan.
“Ne e shohim gëzimin dhe pikëllimin e Shqipërisë, si gëzim dhe pikëllim edhe për ne. Pas tërmetit ne kemi dërguar katër maune me ndihma humanitare.
Krahas tyre vendosëm të ndërtojmë shtëpi për vëllezërit tanë. Pavarësisht pandemisë, ne nënshkruam në korrik invetimin.
Ndërsa sot kemi hedhur themelet për këto banesa që do të jenë një strehë e ngrohtë për vëllezërit shqiptarë. Ky është një investim prej 42 milionë eurosh” – tha Erdogan ndër të tjera.
Në mbyllje të fjalës së tij presidenti turk uroi shqiptarët për festën e Vitit të Ri.
/JavaNews/a.r