Me përfundimin e gjykimit të dosjes ‘Bajri’, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka shpallur sot dënimet për të akuzuarit.
Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e palës mbrojtësve, Avokat Arber Hoxha dhe Avokat Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:
1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe denimin e tij perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe denimin me 3 vite burgim.
4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e vepres penale te Armembajtjes pa leje dhe duke e denuar perfundimisht me 2 vite burgim.
Ne perfundim te gjykimit te gjithe te pandehurve iu jane ‘shuar’ masat e sigurimit perkatese, pershkak se koha e paraburgimit e vuajtur eshte e barabarte me kohen e denimit, raporton News24.
Per momentin vetem Safet Bajri eshte ne burg duke vuajtur denimin e Belgjikës.
g/kosovari