Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Francë ku pas njoftimit për një dhunë të ushtruar në familje, kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri tre policë dhe ka plagosur një tjetër.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin francez Saint-Just në Lyon, ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Ndërkohë në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes 48 vjeçari ka hapur zjarr ndaj tyre ku si pasojë kanë humbur jetën 3 efektivët, të moshës 21, 37 dhe 45 vjeç.
Ndër të tjera në media theksohet se pasi autori ka qëlluar mbi policët ka vënë zjarrin banesës, por fatmirësisht është arritur që të shpëtohet bashkëshortja e tij e cila qëndronte e fshehur në çatinë e shtëpisë.
I dyshuari, 48 vjeç, është i njohur për autoritetet francezë.
Zyra e prokurorit Clermont-Ferrand tha se fillimisht një oficer u qëllua për vdekje dhe një tjetër u plagos pak pas mesnate. Më pas dy policë të tjerë u vranë ndërsa mbërritën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit.
g.kosovari