Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen makabre të çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mediat në Itali duke cituar burime nga grupi i hetimit raportojnë se Elona Kalesha, e arrestuar për vrasjen nuk ka vepruar e vetme.
Hetuesit thonë se 36-vjeçarja nga Durrës, ish-e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit të vrarë ka pasur disa bashkëpunëtorë gjatë kryerjes së krimit.
Prokurore që po merret me këtë çështje është Ornella Galeotti, e cila ka ngritur akuzë kundër Kaleshit për vrasjen dhe fshehjen e kufomave.
Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në Nëntor të vitit 2015. Ata kishin shkuar në Firence për të pritur djalin e tyre të lirohej nga burgu, ku vuante një dënim.
Ka qenë vajza e çiftit, Vittoria, që ka paraqitur vite më parë denoncimin për zhdukjen e trupit të tyre. Po trupat e pajetë u zbuluan disa vite më vonë dhe u desh ekspertiza e ADN-së që të zbulohej se bëhej fjalë për Shpëtim dhe Teuta Pashon. I pari që u identifikua ishte burri, pasi mbante një tatuazh me një spirancë dhe me inicialet e emrit.
/a.r