Ka vetëm një gjë që mund të bëjë banorët e Rio de Janeiro të harrojnë makthin e pandemisë, që i ka kushtuar vendit rreth 190 mijë viktima, dhe numrin e tretë më të lartë në botë për sa i përket infektimeve. Kjo gjë është rifillimi i sezonit veror.
Plazhet mitike, Kopakabana dhe Ipanema, u mbushën me pushues vendas, por edhe të huaj, dhe nga fotot duket qartë që rregullat e distancimit social nuk respektohen siç duhet.
Edhe pse zyrtarisht brazilianët duhet të mbajnë maska kudo në ambientet publike, duket se qeveria e Bolsonaros ka mbyllur më shumë se një sy, duke i lejuar ato të shijojnë të qetë rrezet e diellit dhe detin e ngrohtë.
Një pamje paradoksale, duke marrë parasysh që ditën e djeshme vendi përjetoi shifra rekord infektimesh, me më shumë se 50 mijë raste dhe 706 viktima.
g.kosovari