E pyetur nëse do të pranojë të vaksinohet kundër Covid, Monika Kryemadhi tregoi se e kaloi virusin pa simptioma dhe se është këshilluar që most a bëjë vaksinën.
Kryetarja e LSI-së tha se duhet të tregohet e kujdesshmë sa i përket vendimit lidhur me injektimin e vaksinës.
“Unë besoj te vaksina. Nuk besoj tek vaksina komerciale dhe te shumë gjera që janë për biznes. Besoj tek mjeku, institucioni.
Kam kaluar një COVID pa simptoma, duhet të jem shumë e kujdesshme nga vaksina.
Njerëzit që e kanë kaluar COVID, rekomandohen që për momentin mos ta bëjnë vaskinën. Ka shumë gjera që kanë probleme”, deklaroi ajo!
Njeheresh Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Quo Vadis” se 1 vit më parë është operuar për kancerin në qafën e mitrës, ndërsa shtoi se kjo është më e rëndë se koronavirusi.
Ajo i ka bërë thirrje të gjitha nënave shqiptare që t’i vaksinojnë vajzat e tyre, në mënyrë që të shmangin diçka shumë të rëndë.
“Para 1 viti kam bërë një operacion për kancerin e qafës së mitrës, i them të gjitha nënave që t’i vaksinojnë vajzat e tyre.
Kjo është më e rëndë se COVID-i. Unë besoj te mjeku dhe institucioni dhe te ajo që shkenca ka bërë të mundur”, tha Kryemadhi.