Një fenomen qiellor, që nuk është parë në gati 400 vjet mbajti me kokën lart, të pasionuarit pas astronomisë.
Dy planetet më të mëdhenj të sistemit tonë diellor, Jupiteri dhe Saturni u afruan aq shumë me njëri tjetrin, sa u dukën si një yll i vetëm në qiell.
Një herë në disa vjet, dy planetet radhiten pranë njëri-tjetrit në atë që nga perspektiva e tokës, duket e njëjta zonë qiellore, por sipas NASA-s, mbrëmjen e 21 dhjetorit ato ishin më pranë se sa ç’kanë qenë në 397 vitet e fundit.
Eshtë quajtur si bashkimi i madh, por edhe Ylli i Krishtlindjes pasi po ndodh gjatë sezonit të festave. Besohet se “3 mbretërit”, të cilët siç thuhet në Testamentin e Ri, udhëtuan për t’i bërë homazhe fëmijës Jezu Krisht, të udhëhequr nga ylli i famshëm e Betlehemit mund të kënë dëshmuar të njëjtin fenomen.