Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka ulur alarmin sa i përket variantit të ri të COVID-19 të zbuluar në Britaninë e Madhe.
Alimehmeti thotë se është e pritshme që COVID-19 të pësojë mutacione, madje mjekët dhe ekspertët po çuditen pse po pëson kaq pak.
Ai shton se ky mutacion është i njëjti i zbuluar nga i njëjto konsorcium që ka identifikuar dhe 4 mijë të tjera.
Për Alimehmetin, bazuar edhe tek ekspertët e huaj sot për sot varianti i ri i COVID-19 nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.
Nga krahu tjetër përderisa këto kanë të bëjnë me domainin, e bën më të transportueshëm, është i njëjti xhep që sulmohet nga imuniteti i njeriut.
Janë gjëra të pritshme, po i njëjti që zbuloi këtë variant, zbuloi edhe 4 mijë mutacione të tjera që nuk kanë pësuar këtë përhapje që ka bërë ky.
I njëjti mutacion, konsorcium, ka shumë laboratorë që punojnë, e kemi thënë në mënyrë të vazhdueshme, ne po habitemi se po ndodhin kaq pak. Nuk janë aq të shpeshta sa duhet një virus në një popullatë të re. Duhet parë si do përkthehet klinikisht. Flasim 70%, por 70% e çfarë.
Varret si 70%e çfarë, është e rëndësishme. Ka shumë elemente. Në fund fare, të gjithë ekspertët që kanë folur kanë shprehur qartë se s’ka pse t’u shqetësuar, por është variant nën hetim.
Sot për sot që flasim, nuk është më i rrezikshëm se i mëparshmi.’’- tha Alimehmeti.