Ministrja Belinda Balluku ka reaguar ndaj presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani në lidhje me deklaratën e saj në Kuvendin e Shqipërisë se nuk është i nevojshëm trau i Rrugës së Kombit për të ndarë Shqipërinë dhe Kosovën, i eshte porgjigjur sot ministrja e Infrastrures Belinda Balluku!.
Balluku deklaroi se pagesa te “trau” nuk ka të bëjë me lidhjen ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës por bëhet për të mirëmbajtur rrugën.
Teksa ka bere nje krahasim me vendosjen e “traut” mes Firences dhe Romes ne Itali, ministrja ka zbuluar se do të ketë edhe një tra në rrugën Milot-Fier që do të ndërtohet.
“Të gjitha trarët që ndodhen në Itali, ndajnë Firencen nga Roma? Jo, thjesht paguajnë për mirëmbajtjen e rrugës.
Jo çdo gjë duhet të bëhet demagogji. Nëse i është referuar Rrugës së Kombit uhet t’i përgjigjem presidentes. Nuk ka lidhje trau i rrugës në lidhjen mes shteteve.
Trau i Rrugës së Kombit nuk është për të na ndarë ne me kosovarët. Nesër kur të ekzistojë një tra nga Miloti në Fier, nuk ka të thotë se i kemi ndarë këta të Milotit me këta të Fierit”, tha Balluku.