Vaksinat aktuale të Covid-19 janë efektive edhe ndaj variantit të ri të përhapjes së shpejtë, thanë sot ekspertët evropianë.
Ministri tha se informacioni erdhi pas një takimi të ekspertëve të BE të dielën në Berlin. Edhe një deklaratë e qeverisë franceze mbështeste pretendimet e Spahn: “Ky variant gjenetik nuk duket se zotëron më shumë forcë apo rezistencë ndaj vaksinës:.
Mediat britanike thonë se ministri Spahn po i referohej kryesisht vaksinës Pfizer-BioNTech e cila po shpërndahet në britani për punonjësit e sektorëe kyçë. Ajo është aprovuar së fundmi në SHBA dhe së shpejti pritet të marrë aprovimin nga enti i barnave në BE, EMA.
Zhvillimi vjen pasi kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se varianti i ri mund të jetë 70% më shumë infektues së versioni origjinal i virusit, por qeveritë franceze dhe gjermane kanë thënë se për momentin kjo nuk është demonstruar plotësisht.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë raste të variantit të ri janë zbuluar në Danimarkë dhe një në Hollandë e Australi.
Italia tha dje se kishte zbuluar një rast, te një person i kthyer nga Anglia.
Një numër vendesh evropiane kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë pas raportimeve për variantin e ri.
Ndërsa në Britani ministri i shëndetësisë tha se varianti i ri i Covid-19 është ‘jashtë kontrolli’ dhe tashme rreth 18 milionë banorë janë izoluar me masa të shtuara kufizmesh, sidomos rajonet e Londrës, Kent dhe pjesë të Essex./a.p