Ish-ministrja socialiste, Valentina Leskaj beson se Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.
Mirëpo, teksa ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Leskaj vuri në dukje “gabimet” e qeverisë, duke theksuar që një parti politike nuk duhet të vijë në pushtet vetëm për shkak të mungesës së një kundërshtari të fortë.
“Nuk mendoj që vjen apriori. Duhet punë. Jo vetëm kaq. Një parti politike nuk duhet të vijë në pushtet se është më dobët tjetri dhe se nuk ka alternativë përballë, por sepse është realisht ajo që i duhet vendit.
Unë besoj në një mandat të tretë të PS-së. Me këtë, unë nuk them që PS ka bërë çdo gjë përfekt dhe që s’ka gabime…”, deklaroi Leskaj.