Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, një javë pasi paditi Tom Doshin për fshehjen e 23 milionë eurove, ka bërë kallëzim penal sot për 20 zyrtarë të akuzuar për fshejhje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Në mesin e 20 personave ndodhen edhe 5 kryetarë të komunave.
Në mesin e kryekomunarëve të paditur nga ILDKP janë Xhevahir Bilja, Kryetar i Komunës Cudhi, Ahmet Dede, Kryetar i Komunës Ujmisht, Gjovalin Gjoni, Kryetar i Komunës Ungrej, Gani Allushi, për funksionin Kryetar i Komunës Zall-Herr, dhe Genc Drita, Kryetar i Komunës Bërzhitë.
Nga ana e saj ILDKP thekson se ka njoftuar organinin e Prokurorisë për ndjekje penale të këtyre fuknsionarëve për veprën penale të fshehjes së pasurisë.
Ja emrat e kallëzuar nga ILDKP
– Adriatik Kaloshi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Besnik Bishanaku, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Adela Abazi, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme;
– Ermal Topalli, për funksionin Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;
– Dritan Manaj, për funksionin Kryetar i Degës së Shoqërive Publike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
– Xhevahir Bilja, për funksionin Kryetar i Komunës Cudhi;
– Ahmet Dede, për funksionin Kryetar i Komunës Ujmisht;
– Gjovalin Gjoni, për funksionin Kryetar i Komunës Ungrej;
– Gani Allushi, për funksionin Kryetar i Komunës Zall-Herr;
– Genc Drita, për funksionin Kryetar i Komunës Bërzhitë;
– Rexhep Derveni, për funksionin Kancelar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë;
– Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Jonito Selimaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Haxhi Dybeli, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Hasan Zane, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Gertian Rushi, për funksionin Përgjegjës Sektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Blendi Seferi, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
– Anila Haxhiu, për funksionin Drejtuese, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier;
– Aleksandër Qafa, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
– Hristo Çavo, Doganier, Drejtora e Përgjithshme e Doganave.