Prokurori i ndaluar dje për korrupsion pasiv është dërguar në Policinë e Tiranës. Haxhi Giu mësohet se është marrë në pyetje nga prokurori Armnad Gurakuqi.
Pas kësaj seance në Polici, Giu do të dërgohet në Gjykatë për të marrë masën e sigurisë.
Giu u arrestua në mënyrë demonstrative nga Policia, ndërsa ai mendohet se ka marrë të paktën 29 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë të një trafikanti droge.