PD ka akuzuar qeverinë për dështime dhe premtime të rreme gjatë këtyre 7 vjetëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Dorian Teliti thotë se pensionistët shqiptarë qëndrojnë në radhë të dëshpëruar për të marr sipas tij një dëmshpërblim qesharak.
“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme.
Në radhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh. Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë.
Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës”.
Kujtojmë se gjatë qeverisjes së Berishës pensionistët përfitonin 2 mijë lekë të reja për festat e fundvitit.
/a.r