Ish-ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani ka komentuar lëvizjet e fundit politike që kanë ndodhur në Hungari duke bërë një krahasim me vendin tonë.
Manjani ka ndarë një status të shefes së opozitës në Hungari e cila bën të ditur se përballë qeverisë do të jetë dhe opozita në zgjedhje për të luftuar korrupsionin.
Manjani shkruan se kjo gjë i kërkohet të bëhet dhe nga opozita jonë e se duhet të marrë shembull pasi nuk ka rrugë tjetër.
Postimi i plotë i Manjanit:
Kjo është ekzakt lëvizja e duhur e një opozite ku ka përballë një të fortë.
Kjo është shefja e opozitës Hungareze. Orbani që qeveris pa skrupuj, shpesh edhe kundër BE, i diktoi opozitës një ligj zgjedhor që i ndalonte të bënin koalicion parazgjedhor.
Njësoj si Ed Rama. Por, ja përgjigja e opozitës Hungareze: Të gjithë në një listë kundër të keqes! Fiks kjo i kërkohet edhe opozitës sonë.
Jo një front me lista më vete. JO! NJË FRONT NJË LISTË! Kjo i jep fund përçarjes vrastare!Kjo i mbyll të gjitha hamendjet e supozimet.
Nuk po hyjmë në zgjedhjet e radhës, por në një betejë të madhe me një rregjim që po instalohet keq!
Ndaj, merrni shembull e mblidhni mendjen, të dashur opozitarë!
Ska rrugë tjetër. Vetëm një listë kundër të keqes. Kundër monizmit që po bëhet përditë e më i egër!
/a.r