Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej.
Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A.L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë, pasi te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike).
32-vjeçari, kur ka parë policinë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
/a.r