Bllokimi i replikimit të virusit SarsCoV2 është tashmë i mundur falë një përbërjeje të quajtur “Eblesen”, sipas një studimi të botuar në “Neë Journal of Chemistry” nga një grup kërkimor në Departamentin e Kimisë, Materialeve dhe Inxhinierisë Kimike “Giulio Natta”, Milano.
Kjo përbërje, falë “zemrës” së saj prej seleni, është e aftë të godasë “gërshërët” molekulare që virusi përdor për t’u shumëzuar.
“Kur virusi infekton strehuesin, ai përdor makinerinë e qelizave të tij për të sintetizuar proteina të reja virale dhe për t’u replikuar. Disa nga këto proteina prodhohen të ngjitura me njëra-tjetrën dhe duhet të priten nga gërshërët molekularë, të quajtur proteaza.
Në rastin e SarsCoV2, hyn në veprim proteina Mpro, e njohur prej kohësh si një nga shenjestrat më të synuara gjatë zhvillimit të ilaçeve të reja.
Përbërja “Eblesen”, e njohur tashmë për aktivitetin e saj kundër disa viruseve të ARN-së, u zbulua të ishte një nga frenuesit më të fuqishëm të Mpro, i zgjedhur nga mbi 10 000 kandidatëve.
Ebselen lidhet me SarsCoV2 dhe retrovirusët e tjerë të rrezikshëm për njerëzit (siç janë virusi HIV dhe hepatiti C) falë selenit.
“Ne kemi identifikuar se atomi i selenit të “Ebselen”-it bashkëvepron fuqimisht me disa grupe që zakonisht ndodhen në proteina përmes lidhjes së kalkogjenit, një ndërveprim që është studiuar për vite në laboratorët tanë, duke penguar replikimin e virusit dhe që përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në luftën kundër COVID-19”, thanë studiuesit.
/a.r