Qindra doza të vaksinës kundër virusit dyshohet të mos jenë më të përdorshme në një spital në Britanin e Madhe, pasi pajisja frigoriferike që i konservonte ato pësoi një defekt.
Spitali i Harborough në Rushten të Northamptonshire, kishte rreth 975 doza të vaksinës së Pfizer, që ashtu siç është thënë më herë duhet të ruhen në një temperaturë -75 gradë Celsius.
Qendra shëndetësore ishte përzgjedhur si një ndër klinikat që duhet të kryente vaksinimin kundër koronavirusit për personat mbi 80 vjeç.
Disa pacientë e morën vaksinën të mërkurën në këtë spital, por të tjerë që qëndruan në radhë në ditën pasardhëse u njoftuan se nuk kishte më asnjë dozë.
Është ende i paqartë numri i saktë i dozave të vaksinës që kanë humbur nga kjo avari./a.p