Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të vaksinohet kundër COVID ditën e nesërme në praninë e kamerave.
Zëdhënësi i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një konferencë për mediat ka njoftuar se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19.
Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.
Zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e bënë dje vaksinën.
Vaksinimi në SHBA ka filluar këtë javë prej datës 14 dhjetor pasi iu dha dritë jeshile vaksinës Pfizer të të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech.
Ndërsa pas Pfizer, ShBA ka miratuar si vaksinë të dytë për përdorim Modernan ku ka rënë dakord për të blerë 200 milionë doza./a.p