Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha janë takuar mbrëmjen e kësaj të shtune.
Ambasadorja Kim ka zbuluar në rrjetet sociale se çfarë është diskutuar mes të dyve gjatë darkës.
Një ndër çështjet e folura ka qenë edhe zgjedhjet e 25 Prillit.
“Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës për çështje të ndryshme dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha palët duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, shkruan Kim në Twitter.
Basha dhe Kim darkuan në një prej lokaleve në qendër të Tiranës. Mësohet se darka është thirrur nga ambasadorja amerikane dhe ka zgjatur për afro 3 orë.
/a.r
Takim gallade!
… ky takim ka qenë për ta eliminuar Sali Berishë qenin nga politika!