Sado bukur të duket nga Instagrami, jeta ka sfidat e saj. E tillë është edhe historia e blogeres Marigona Nila Xhaferri. Jeta e ka përballur atë me shumë sfida, por ajo ka arritur të ngrihet sërish, pse jo edhe më e fortë.
Xhaferri, ka folur këtë të shtunë në emisionin “Rudina” për vështirësitë që ka kaluar pas 3 aborteve spontane. Në fakt, ka qenë bashkëshorti i saj, Besarti, që përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar historinë e Marigonës.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, dita e 15 e Covid-it për ne sot nuk mund të kishte përkuar më mirë se kaq me ditën tënde. Këtu jemi të tre që po ia arrijmë të mposhtim si çdo sfidë që kemi bërë deri më tani. Për të gjithë ata që mendojnë se jeta ka qenë vetëm një përrallë gabojnë, jemi goditur rëndë shumë herë dhe në një periudhë shumë të shkurtër.
Kështu që nuk ka më sy të keq mbi ne, ju lutem. Jam krenar që kemi përballuar bashkë 3 aborte spontane, 2 operacione, një secili prej nesh dhe tani Covid gjatë shtatzënisë së katërt. Ne jemi të pashkatërrueshëm sidomos dashuria jonë dhe vendosim gjithmonë një buzëqeshje të madhe në fytyrën tonë, planet e çmendura, të mahnitshme të festave dhe ëndrrave më të ëmbla.
Nuk e di se çfarë jeta do të na bëjë të përballemi më shumë, por ajo që di është se vetëm të jesh pranë teje për mua është e mjaftueshme për të pranuar fundin e botës me lumturi dhe përmbushje ekstreme. Pothuaj 4 vjet sëbashku dhe do të kemi edhe do të kemi edhe 64 të tjera”, shkruante ai.
Një dedikim prekës që padyshim ka bërë të përlotet blogeren. Tashmë Marigona Nila Xhaferri është në muajin e nëntë të shtatzënisë së saj të katërt. Përveç të gjitha vështirësive, ajo duhet të kalonte edhe atë të infektimit me Covid.
“Ishte më shumë, sepse të gjithë të shohin në Instagram sa bukur je, më shohin në përditshmëri, ti nuk mund të tregosh se çfarë problemi ke, se ça je duke vuajtur apo çfarë ke vuajtur. Besi tha unë sot ndihem emocionalisht shumë mirë sot dhe ti ke ditëlindjen e dua t’i them njerëzve çfarë ke vuajtur dhe sa e fortë je.
Sepse të gjithë femrat duhet të jenë të forta. Nuk duhet të dorëzohen në asnjë moment, sepse jeta është shumë e bukur tek e fundit. Nuk e di Besi është shumë romantik tek këto gjëra, unë ia këputa të qarës pas kësaj”, tha ajo.