Pas konfliktit të armatosur për Lagunën e Patokut rreth dy muaj më parë, deputeti Armando Prenga, i dënuar me arrsst shtëpie ka dalë të paktën 3 herë nga shtëpia e tij, duke shkelur kështu masën e sigurisë.
Shqetësimin e ka ngritur Prokuroria e Përgjithshme, e cila i ka kërkuar policisë së shtetit marrjen e masave për të respektuar vendimin e gjykatës.