Një efektiv i policisë së Fushë Krujës është arrestuar nga kolegët e tij pasi ka aksidentoi ditën e djeshme dy persona, babë e bijë. Indrit Laci 29 vjeç, efektiv policie ka aksidentuar H. Ç, 73 vjeç dhe B. Xh 43 vjeçe, e cila mësohet të jetë në gjëndje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ku Laci ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford”, me targë KR 7512 A.