Meshkujt shqiptar nuk kanë informacionin e duhur për trupin e tyre, është thënë në diskutimin e sotëm të “Shqipëria live” në Top Channel.
Diskutimi u bazua nga një intervistë në emisionin “Hipokrati”, ku mjeku androlog Evi Dani tha se sipas një studimi të bërë nga ai me pacientet tij meshkuj, 90% e tyre pavarësisht moshës, formimit intelektual dhe akademik nuk ishin në dijeni të vendit ku prodhohet sperma.
Shkrimtari Edmond Tupja si dhe psikologu e sociologia të ftuar në emision e lidhin mungesën e informacionit si pasojë e keqedukimit nga sistemi komunist.
“Në shkollë nuk mësohej asgjë, ishte tabu, nëse përdorje terma seksual konsiderohej degjenerim”- thotë sociologja. Blogerja Zhaklin Lekatari shton se shqiptarët akoma skuqen kur dëgjojnë terma të lidhur me seksin.
Nga ana tjetër, Tupja i konsideron shqiptarët si ndër popujt më erotike në botë, kanë vepra por ende kanë turp të flasin, dhe sipas tij meshkujt në Shqipëri nuk njohin organin e tyre gjenital.
/a.r