Ditën e sotme këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ka humbur një person mjaft të shtrenjtë për të, bëhet fjalë për xhaxhain e saj.
Ajo ka publikuar një foto pranë xhaxhait dhe shprehet se ndjen një dhimbje të madhe për ikjen e tij nga jeta.
“Unë nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen e ikjes tënde! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e nipërit, vëllain e motrat, mua më thoje … nuk të kam mbesë të kam gocë dhe unë të kisha në vend të babit! Unë humba me ty jo xhaxhain po njeriun e mençur, shpirt madh si rrallë kush e mikun që nuk do ma zëvendësoje askush! Qofsh i parajsës zemra jonë! Dua të të kujtojmë kështu”, shkruan Manjola Nallbani.
/a.r
Si quhet Xhaxhai, a ka emër, ju lutem ?