Parashikohet se tregu i brendshëm turistik në Kinë do të presë 10 miliardë vizita në vit mesatarisht, ndërsa konsumi do të arrijë 10 trilionë juanë (rreth 1.5 trilion dollarë) në pesë vjetët e ardhshëm, sipas një raporti të publikuar nga Akademia e Turizmit e Kinës të dielën.
Vjet Kina regjistroi mbi gjashtë miliardë udhëtime të brendshme turistike, thuhet në raportin e publikuar në një forum për turizmin, të mbajtur fundjavën e kaluar në Pekin.
Sipas raportit, në pesë vjetët e ardhshëm, kontributi i tregut të brendshëm të turizmit në ekonominë kombëtare dhe punësimin në Kinë do të qëndrojë mbi 10 për qind.
Hu Heping, ministër i Kulturës dhe i Turizmit, thekson rëndësinë e zhvillimit të turizmit masiv dhe inteligjent, promovimit të zhvillimit të integruar të kulturës dhe turizmit, si dhe forcimit të rregullimit të tregut.
Në konferencën e investimeve dhe financimit të turizmit në kuadër të Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës 2020 të zhvilluar në shtator, vlera e përgjithshme e kontratave arriti në 15.71 miliardë juanë, bën të ditur raporti.
Sektori i turizmit të brendshëm në Kinë u mëkëmb shpejt nga pandemia. 637 milionë udhëtime u bënë në mbarë Kinën gjatë Festës Kombëtare, sa 79 për qind e shifrës së vjetshme, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.