Ish- drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u paraqitën sërish sot para gjykatës në Hagë. Seanca filloi rreth orës 11:40 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.
Fjalën e morën dy avokatët, ai i Hashim Thaçit David Hooper, dhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson. Duke folur mbi materialet e Prokurorisë Hooper u shpreh:
“Nuk ka tregues për informacionin. Kur thotë për krime baze, çfarë krimesh?! A është e përshtatshme kjo?! Në na duhet jo vetëm informacion për kategoritë, por edhe llojin e materialit. Sa i përket origjinës së dokumentit, na duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë. Ne diskutimet e tjera me prokurorinë do t’i bëjmë por s’e di se sa të frutshme do të jenë”.
Ndërsa avokati Emeson tha se është e parakohshme të bëhen parashtrime ndërkohë që kanë marrë në një kohë të shkurtër 3000 dokumente.
“Është detyrimi i Prokurorisë që të plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit të zbatueshëm. Ne kemi marrë 3000 dokumente në kohë shumë të shkurtër, secili do të kërkojë analizë metikuloze nga mbrojtja. Në kushte reale mbrojtja është vetëm në fillim të identifikimit të kategorive të materiale, dhe s’mund të bëj parashtrime për procedurat që janë kryer. S’do bëj kritika të copëzuara. Kjo është detyrimi i Prokurorisë. Është e parakohshme që të flasim për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë e materialeve të kryera. Mbrojtja e z. Veseli nuk ka dorëzuar parashtrime në lidhje me redaktimet shumë të mëdha që janë bërë në akt-akuzë”, tha Emerson.
g.kosovari