Policia e Durresit ka arrestuar tre persona, mes tyre një 19-vjeçar i cili u kap me një pistoletë pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë policia arrestoi një 32 vjeçar me iniciale K.D, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B.
Po ashtu policia arrestoi edhe shtetasin P. M., 58 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.
Ndërsa E. M., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari