Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj ishte gjermanike.
Nazarko theksoi se Lleshaj tregoi kulturë gjermanike, duke shtuar se ai është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria.
“Edhe në Gjermani, ministri i Brendshëm ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së një personi nga policia. Në këtë pikëpamje, dorëheqja e Lleshajt është gjermanike.
Lleshaj është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria. Shoqëria shqiptare ka evoluar dhe nuk është më si herët”, tha Nazarko.
g.kosovari