Ditët e fundit, Ardit Nreca një djalë nga Kosova, është bërë kryefjala e mediave në Shqipëri. Ai ka tërhequr vëmendjen e këngëtares së famshme Jennifer Lopez me kërcimin e tij me këngën “In the Morning”.
JLo e pëlqeu këtë kërcim, e shpërndau në profilin e saj në Instagram, madje së fundmi ka nisur një sfidë të re me koreografinë e Arditit.
Arditi i lumtur dhe mjaft i kënaqur nga gjesti i bukur që ka bërë këngëtarja e famshme për të, i ka dedikuar një shkrim dhe e falenderon që i hapi rrugën për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave.
“Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj “In the morning”, me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time.
Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra.
Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur”, shkruan Arditi./a.p