Sipas raportimit të zyrtarëve të shtëpisë së pleqve për CNN, Tillie Dybing nga Minnesota, 107-vjeç, ka fituar betejën kundër COVID-19 nga i cili ishte prekur që nga vjeshta.
Gjatë jetës, Tillie ka përjetuar shumë humbje, përfshirë vdekjen e motrave dhe vëllezërve në moshë të vogël si dhe të bashkëshortit në moshën 80-vjeçare.
Pavarësisht të gjithave që ajo ka përjetuar, 107-vjeçarja fitoi betejën edhe ndaj kancerit në mitër në moshën 95-vjeçe, ku simptoma e vetme e COVID-19 që i ishte shfaqur kësaj gruaje ishte lodhja.
“Asgjë në mushkëri. I thanë se nuk ka temperaturë, thjesht flinte tërë kohën”, ka thënë bija e saj Susane Burk.