Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Britaninë e Madhe deklaroi se do të niste një hetim nëse linjat ajrore kishin shkelur të drejtat ligjore të klientëve të tyre duke mos rimburësuar klientët e tyre për fluturimet e anuluara për shkak të bllokimit nga COVID-19.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve shtoi se hetimi ishte pjesë e punës së tyre të vazhdueshme në lidhje me rimbursimet e biletave gjatë pandemisë.
Shkak për konfliktin mes kompanive dhe klientit është bërë bllokimi nga COVID-19 dhe anulimi i mijëra fluturimeve.
Disa grupe konsumatorësh kanë akuzuar linjat ajrore se kanë vonuar rimburësimin dhe ata janë ndjerë të mashtruar nga kompanitë.
Nga ana tjetër financat e linjave ajrore janë përkeqësuar nga COVID-19, për shkak të kufizimeve që kanë ndaluar udhëtimet që nga Marsi.
/a.r