Britani është një nga vendet me të prekura nga COVID dhe qeveria është në një presion të madh si për shpalljen e kufizimeve të reja, por dhe për të lehtësuar masat aktuale.
Qeveria u ka sugjeruar njerëzve që të mos festojnë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, që të shmanget një valë e re e COVID, por duket se këshilla nuk është e vlefshme për të gjithë.
Zyrtarë të qeverisë kanë thënë se qytetarë duhet të shohin rrezikun dhe të mblidhen me familjet e tyre për Pashkë dhe jo tani për Krishtlindje.
Qeveria është nën presion për të rishikuar planin për të zbutur kufizimet e COVID-19 për pesë ditë rreth Krishtlindjeve, pasi mjekët kërkojnë që të ketë kufizime më të ashpra.
Ministri për Strehimin, Robert Jenrick, tha se të gjithë duhet të shmangin festimet dhe Pashkët t’i konsiderojnë si Krishtlindje. Shumë qytetarë janë shprehur se de të festojnë pavarësisht masave të marra nga qeveria.
/a.r