Kryeministrit Edi Rama ishte sot disa familje në Farkë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Arben Ahmetaj dhe deputeti Sadi Vorpsi.
Gjatë vizitës në një familje të prekur nga tërmeti në Farkë, janë dëgjuar të lehurat e një qeni.
Ai nuk kurseu as batutat, teksa ka krahasuar analistët me qentë. Kryeministri ka thënë duke qeshur se i zoti i shtëpisë kishte një analist në shtëpi.
(Qeni leh)
Rama: Ça ke mo çka? E paske një analist te shtëpia. I jepka komentet e ditës çdo mëngjes.
Më pas kreu i qeverisë shfytëzoi takimin që pati në Farkë me familjet ku dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara, për të bërë edhe batuta. I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio, ndërsa Rama dha ‘meritën’ te fakti që Peqinasit nuk e kanë traditë nxjerrjen e rakisë.
BATUTAT NË FARKË:
Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë… po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.
Burri: I ka krijuar Zoti të dyja.
Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta dhe atko… e keni zakon nga zona?
Edi Rama: Peqini? Jo mo….
Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke…
Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë… këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë.
Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri
Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija.
Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.
Në një tjetër familje, Rama bëri batuta me djalin e shtëpisë, që e kishte emrin “Ronaldo”.
Rama: Ke dashur ta bëjë futbollist këtë që i ke vënë emrin Ronaldo?
I zoti i shtëpisë: Ee, por nuk doli futbollist.
Rama: Të jetë mirë më shëndet. Në shkollë shkon??
Ronaldo: E kam mbaruar
Rama: I ke rënë shkurt. Po tani çfarë bën?
Ronaldo: Merrem me elektrikun.
Rama: Epo shumë mirë
g.kosovari