Elbenita Kajtazi është sopranoja shqiptare që është bërë virale ditët e fundit në rrjet. Gjithçka nisi pas një foto të fëmijërisë së saj, ku ajo shfaqej duke shitur qumësht.
Në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se vjen nga një familje e thjeshtë me shtatë fëmijë dhe prindërit janë munduar që ata të arsimohen të gjithë.
Sakaq, ajo është ndalur edhe tek momenti kur është realizuar foto, që sipas saj ka qenë duke zbatuar traditat pas një dasme që duhet hedhur qumësht në rrugë.
“Unë vij nga një familje e madhe, jam rritur në Mitrovicë. Babin e kam arsimtar në gjeografi, jemi shtatë fëmijë. Pse duhet të ketë turp për të punuar? Jemi 6 vajza dhe një djalë. Unë jetoj në Gjermani, motra e dytë, Mërgimja, jeton në New York është avokate dhe jam shumë krenare për të. Ndërsa të tjerat në Kosovë.
Ne si familja nuk e kemi kuptuar prej prindërve tanë që jetojmë në skamje. Ne gjatë gjithë kohës kemi qenë të zonjat e vetes, madje Mërgimja ka shitur edhe rrush përpara shtëpisë. Në momentin që kam parë atë foton kam qarë se m’u kujtua momenti. Kjo foto është realizuar ditën e tretë kur kam dërguar qumështin dhe nusja ma ka marrë dorën. Kanë qenë traditat. Për mua ka qenë shumë emocionuese”, rrëfeu Kajtazi. / abcnews
g.kosovari