Në krye të Ministrisë së Rendit në 24 prill 1998 u emërua Perikli Teta. Ai qëndroi në detyrë deri në 29 Shtator të vitit 1998. Teta ishte ministër në ditën kur në vend ka ndodhur ajo që konsiderohet vrasja e shekullit, ekzekutimi i liderit të lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari.
Ngjarja provokoi grushtin e shtetit të 14 statorit të vitit 1998. Dita e ceremonisë mortore u shndërrua në një manifestim dhune. Historia më pas dihet. Militantët e armatosur pushtojnë institucionet dhe qeveria Nano dorëhiqet. Gjatë grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, Ministria e Brendshme u tulat, por disa politikanë dhe oficerë karriere nxitën Tetën që të merrte në dorë situatën.
“Sigurisht i qëlloi fati keq me ngjarjet e 12,13,14 shtatorit por është një ministër që nuk e braktisi detyrën”, tha gazetari Artan Hoxha.
“Nuk e braktisi detyrën. Makina e tij është qëlluar me kallashnikov nga mbrapa, dhe mund të ishte vrarë”, tha gazetari Ferdinand Dervishi.
Policia doli në rrugë vetëm mbrëmjen e 14 shtatorit 1998, kur SHBA i bëri të ditur Berishës se nuk do të njihte asnjë qeveri që vinte nëpërmjet dhunës.
Ngjarja vuri në vështirësi të madhe ministrin Teta. Opozita akuzonte për organizimin e vrasjes qeverinë e Fatos Nanos dhe njerëzit me uniformë. Në fakt, mes autorëve të dënuar ishin Jaho Mulosmani dhe Ismet Haxhia, funksionarë aktivë të policisë së kohës.
“Nuk mund të akzuohet Perikli Teta për vrasjen e Azem Hajdarit”, tha gazetari Ferdinand Dervishi./ TCH