Ministri i Brendshëm në ikje, Sandër Lleshaj ka komentuar nofkën që i kanë vendosur qytetarët dhe kundërshtarët politikë. Në një prononcim për “Top Story”, Lleshaj u shpreh se ndehej krenar që e cilësonin si “kimiku”.
Sipas tij, përdorja e “kimisë” ka bërë që protestuesit të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, duke nënkuptuar ngjarjet e 21 janarit.
“Sandër Kimiku? Ata janë balistik. Kanë prodhuar gjak dhe viktima. Ajo kimia ime, ka bërë që njerëzit në darkë kanë shkuar në shtëpi dhe jo në varreza,”-u shpreh ministri në ikje.
g.kosovari