Ambasadorja e Sllovenisë kërkon që reforma në drejtësi të rikthejë besimin e qytetarëve tek gjykatat.
Nga Vlora ku u bë pjesë e tryezës së diskutimeve të paketës së ndryshimeve kushtetuese, diplomatja Lea Stançiç tha se sistemi gjyqësor në Shqipëri është më i keqi në Europë ndërsa apeloi se për zbatimin korrekt të reformës nuk duhet bërë asnjë kompromis.
“Të gjitha raportet ndërkombëtare të pavarura, të Këshillit Europian, të BE-së, citojnë qartësisht atë që qytetarët shqiptarë dinë, që sistemi gjyqësor në Shqipëri është ndër më të këqinjtë në Europë, për të mos thënë më i keqi dhe se ka nevojë për ndryshim radikal”
Korrupsioni është pjesë e shoqërisë shqiptare. Disa gjykatës dhe prokurorë nuk bëjnë përjashtim. Këtu duhet të fillojë ndryshimi sepse ata janë të rëndësishëm për një shoqëri të drejtë. Kjo reformë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, shumë e thellë dhe pa kompromise.
Eksperti për çështjet penale Arben Rakipi kërkoi që kjo reformë të rikthejë funksionalitetitin e organit të akuzës.
Reforma në drejtësi është një ndër kushtet kryesore per integrimin e vendit tonë në BE.