Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë Shijak Elton Arbana, ka vizituar një familje, të cilës i është rindërtuar shtëpia e prishur nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Një tjetër familje që hyn në shtëpinë e re, pas priishjes së shtëpisë së tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjithçka është e përkryer. Shtëpitë e rindërtuara janë moderne, më të mira nga se ishin. Familjarët ta gëzojnë”, u shpreh Rama.
Kryebashkiaku Arbana tha se janë disa familje që kanë përfituar nga program i Rindërtimit në zonën e Shijakut. BW