Një 51-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në qytetin e Rrëshenit. Viktima është Anton Keli. Ai mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë.
Burime zyrtare të policisë thonë 51-vjeçari ishte në rrugë, kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40.
Ndërkohë, në vendngjarje shkuan autoritetet policore, të cilat nisën punën për të zbardhjen rrethanat e ngjarjes. Aktualisht efektivët e policisë së bashku me FNSH-së po krehin zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Kush është Anton Keli?
Nga burimet policore mësohet se Anton Keli është i afërm i Tonin Gjinit, i njohur edhe me emrin Armando Gjini, i cili u ekzekutua më 12 Gusht 2019 në qytetin e Rrëshenit. Ngjarja ndodhi në mes të ditës kur Tonin Gjini po priste në makinë bashkëshorten e tij.
Një vit më vonë u tentua të vritet edhe vëllai i Tonin Gjinit. Preng Gjini mbeti i plagosur në një shpërthim të fuqishëm me tritol që tronditi Tiranën më 15 Shtator 2020, pranë urës te zona e ‘Vasil Shantos’. Preng Gjinit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive poshtë makinës.
/a.r