Një person ka mbetur i vrarë në Mirditë mbrëmjen e sotme.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:40, në qytetin e Rrëshenit, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi Anton Keli, 51 vjeç, banues në fshatin Malaj.
I plagosur është transportuar në spital ku edhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
/a.r