Situata Covid në Itali sipas buletinit të sotëm 15 Dhjetor 2020:
Rastet e reja të regjistruara në 24 orët e fundit janë 14,844 dhe numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 846, shifër tepër e lartë kjo që e bën edhe më të domosdoshëm vendimin për një izolim të dytë.
Qeveria italiane po diskuton propozimin e ekspertëve dhe është shumë pranë vendimit, për një mbyllje të vendit para festave.
Sipas të dhënave zyrtare, tamponët sot ishin 162,880, (dje 103,584) me një raport pozitiv prej 9,1% (-2,5% krahasuar me një ditë më parë).
/a.r