Përsa i përket dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj dhe kërkesën e protestuesve për shkarkimin e Ardi Veliut, kryeministri Rama ka kujtuar protestat e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona.
Ai thotë se Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm asokohe dhe nuk ka dhënë dorëheqje, njësoj ka ndodhur dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në atë kohë.
“Nga kjo zyrë këtu, janë qëlluar 4 protestues më 21 janar 2011. Kryetari i PD-së, Basha siç e quani ju, ka qenë ministër i Brendshëm, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por pyeteni se çfarë mendon ai për atë krim. Nuk ishte aksident në një cep të Tiranës natën ku një efektiv policie i merr jetën një personi aksidentalisht por ishte një krim i mirëmenduar. Nga kjo zyrë këtu u urdhërua që Ardi Veliu i kohës të mos zbatonte urdhrin e Prokurorisë. Cilën dorëheqje, për çfarë të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ai është një figurë për tu respektuar nga të gjithë pasi është një njeri i ndershëm, gaboi në një rast, kërkoi ndjesë dhe nuk ka lidhje me korrupsionin në Policinë e Shtetit” – tha Rama.
g.kosovari