Pak orë pas aksidentit të ndodhur në Korçë, ku një këmbësor humbi jetën, një tjetër aksident i ngjashëm ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.
Sipas të dhënave, njëri prej të aksidentuarve është në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk jepen të dhëna në lidhje me identitetin e të plagosurve, ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.